Qytetarët janë skeptikë nëse ventingu në politikë, nismë kjo e propozuar nga opozita e bashkuar, do të zhdukë ligjvënësit e korruptuar.

Vettingu në politikë a do i zhdukë ligjvënësit e inkriminuar? ishte sondazhi i publikuar dy javë më parë në ‘BalkanWeb’ dhe që mori 5 449 vota, në të cilin opsioni “JO” u votua nga 3 656 lexues ose rreth 67.08%, në opsionin “PO” u morën 1 511 vota ose 27.74% ndërsa me “ NUK E DI’ votuan 282 ndjekës, ose 5.18%.

Sondazhi

Ndërkohë sot “BalkanWeb” hap një tjetër sondazh për lexuesit, nisur edhe nga zhvillimet e fundit në vend, pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, për rastin e dhunimit të 25-vjecares Xhisiela Maloku nga djali i deputetit të PS.

A do të bëhet drejtësi për Xhisiela Malokun? Është pyetja e sondazhit, ndërsa lexuesit ftohen të votojnë me alternativat PO, JO ose NUK E DI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb