Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platofrmës. Kjo u mësua pas sondazhit që vetë miliarderi kishte bërë në rrjetet e tij sociale, ku 57.7% të të anketuarve vendosën që ai të tërhiqet.

Musk s’e ka komentuar këtë vendim, por edhe nëse ai do të japë dorëheqjen si shef ekzekutiv, atëherë, do të mbetej pronar i “Twitter”. Një ish anëtar i stafit të Twitter, ka shpërthyer në mllef pas largimit nga kompania. Ai e ka etiketuar Musk, sit ë paaftë.

“Musk është i paaftë. Ai po e bën këtë sondazh duke thënë se ndjek vullnetin e njerëzve, por në fakt nuk bën akte të tilla”, u shpreh ish-punonjësi, që nuk preferoi të zbulonte emrin.

Të premten, Musk u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për vendimin e Tëitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë firmën e mediave sociale.

OKB shkroi në Tëitter se liria e medias “nuk është një lodër”, ndërsa BE kërcënoi Tëitter me sanksione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb