Sondazhi i fundit i IPSOS për Qarkun e Shkodrës, tregon që Partia Demokratike fiton bindshëm në këtë qark, duke fituar 7 mandate, Partia Socialiste fiton 3, LSI e humb mandatin që ka aktualisht, ndërsa 1 mandat siguron Partia PSD.

Taulant Balla, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, u pyet pikërisht për rezultat e këtij sondazhi.

Ai u shpreh se është një person që i beson sondazheve, por shtoi se minimalisht në Shkodër, Partia Socialiste merr 4 mandate. Balla theksoi se në Fier pritet të marrë 10 mandate, në Elbasan 8, e në të gjithë Shqipërinë sipas tij 74 mandate.

“Objektivi minimal në Shkodër është të marrim 4. Dhe do i marrim. Nëse i referohemi të njëjtin sondazh, PS merr në të gjithë territorin 74 mandate. I jep 10 mandate në Fier, 8 në Elbasan. I pranojmë ne rezultatet e kësaj sondazhi. Unë nuk hy në arsye ta komentoj, unë tregova se cila është sondazhi kombëtar. Nëse dhe ai konfirmohet tregon që është në qeverisje. Të gjithë e dimë që subjekti zgjedhor PSD në Shkodër merr vota majtas. Ajo që po të them është që partia Socialiste numërimin në Shkodër merr 4. Unë bëj pjesë tek ata që i respektojnë sondazhet. Në 2017-ën një sondazh ishte afër rezultatit. Të gjithë sondazhet e publikuara deri më tani, janë sondazhe që tregojnë se PS e fillon numërimin që është ajo e një qeverisje komode, më pas të presim vullnetin e qytetarëve shqiptar. Partia Socialiste e Shqipërisë, nëse zgjedhjet janë nesër merr 9 mandate. Historia e zgjedhjeve ka treguar se duhet të presësh deri ditën e fundit, ku rezultati ndryshoi brenda dy javëve. Rezultati do të vijë duke i duke u konsoliduar në favor të PS”, u shpreh Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb