Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log” në News24, e ka cilësuar Fierin njësoj si Elbasani në vitin 2021, sa i takon tensionit që mund të prodhojë në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Alibalit, fakti që 2 partitë e mëdha kanë dërguar drejtues të qarkut, njerëz të fuqishëm, numrin 2 të PS Belinda Ballukun dhe PD, kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi tregon sa rëndësi ka për 2 forcat e mëdha politike ky qark.

“Fieri është shumë i rëndësishëm, por ka tensione dhe ky tension zëvendëson atë presion e tension që ka patur Elbasani në 2021. Në Fier është Albpetroli, ka përplasje interesash të jashtëzakonshme, ndaj resurset janë përqëndruar aty. Nëse ka një pikë të nxehtë në këto zgjedhje, është Fieri. Asnjë parti e vogël nuk merr asgjë në Fier”, tha Alibali.

Sipas tij, në Fier kanë nisur denoncimet, ndërkohë që SPAK e BKH janë përqëndruar në këtë zonë të nxehtë për të parandaluar rastet e krimit zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb