Ministria e Arsimit, me anë të një deklarate, shprehet se ka zhvilluar një sondazh, ku 87 përqind e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të vazhdojë në shkolla.

Ministria shprehet se në këtë sondazh kanë marrë pjesë mësues dhe nxënës nga shkolla të ndryshme.

Njoftimi i MASR:

SONDAZH PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2020-2021/ 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund  zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose I kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb