Është realizuar vala e dytë e sondazhit nga PIPOS Prishtinë për zgjedhjet e 6 mars 2022, në 6 bashki.

U realizuan intervista të drejtpërdrejta nga një staf anketuesish profesionist në terren, me një kampion përfaqësues për çdo bashki, duke respektuar të gjitha standardet statistikore me një marzh gabimi 3%.

Qeverisja dhe gjendja aktuale në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet është vlerësuar negativisht, ndërsa vlerësimi pozitiv nuk merr më shumë se 38 pikë.

Edhe kjo valë tregoi se gara elektorale është e përqendruar midis dy forcave të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndikimi i kandidatëve të prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha është shumë i ulët për t’u marrë në konsideratë si forcë politike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike triumfon në Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës, shkruan Indeksonline.

Partia Socialiste fiton në Bashkinë Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë me një rezultat shumë të ngushtë me Partinë Demokratike.

Shtëpia e Lirisë, koalicioni midis LSI dhe Sali Berishës, nuk fiton në asnjë bashki.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: