Shifrat e një sondazhi të fundit të Fondit Europian për Ballkanin, sugjerojnë se një e pjesë e madhe e qytetarëve të rajonit e kanë humbur besimin tek zgjedhjet ose janë të lëkundur.

Sondazhi është realizuar në tetor në gjashtë vendet e rajoni për llogari të Fondit Europian për Ballkanin, në rang kombëtar në secilin shtet dhe ka përfshirë më shumë se 1000 pjesëmarrës të moshës madhore nëpërmjet telefonatave apo formularëve online.

Në Shqipëri vetëm 37.9 % e të anketuarve besojnë se qeveria mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve, 29.8 % janë të lëkundur dhe përgjigjen ‘mbase’, ndërsa 28.2 % mendojnë se qeveria mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve.

Nga vendet e rajonit, më optimistët se qeveria mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve ishin malazezët, në masën 80 %, të ndjekur nga kosovarët me 56 %, Maqedonia e Veriut me 45.7%, Bosnje dhe Hercegovina me 43.2 % dhe Serbia me 43.1 %.
Optimizmi i malazezëve mund të shpjegohet me faktin se sondazhi është realizuar pas fitores së opozitës pas tre dekadash në zgjedhjet parlamentare.

Florian Bieber, profesor dhe drejtues i Qëndrës për Studimet e Europës Juglindore në Universitetin e Grazit, në Austri, theksoi se rotacioni politik në vende si Shqipëria nuk është garanci për zhbërjen e kapies së shtetit.
“Shqipëria vazhdon të mbetet një shembull ku fenomeni i kapjes së shtetit nuk ka ndryshuar, pavarësisht ndryshimit të qeverive,” u shpreh Bieber.
“Me kalimin e kohës, çdo forcë në mazhorance bëhet më autoritare dhe këto regjime që vazhdojnë në kohë i ndihmojnë tendencat autoritare,” shtoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb