Një lajm i papritur na vjen nga showbizi turk. Mediat turke raportojnë se aktorja Gokçe Akyildiz e njohur si “Songyl”, nga seriali “Lule të vetmuara” është ndarë nga bashkëshorti i saj. Gokçe u martua me Mustafa Ozyurt tre vite më parë. Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit, ku Mustafa punonte në prapaskenë, trasnmeton revistawho.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti u bekua me një djalë të cilit i vendosën emrin Omer dhe dukeshin shumë të lumtur në martesën e tyre. Por siç raportojnë mediat turke së fundmi ata kanë pasur zënka e keqkuptime që kanë çuar në ndarjen e tyre. Një tjetër detaj që e konfirmon ndarjen është edhe fakti që të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Thuhet se Gokçe Akyildiz pas ndarjes ka marrë kujdestarinë e djalit. Aktorja ka vendosur që tani e tutje të përqëndrohet tek karriera dhe së shpejti do të nisë xhirimet e një seriali të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb