Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të jetë sot e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 dhe para saj ajo ka nxjerrë një deklaratë të sajën lidhur me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Znj.Kim thotë se nuk bën premtime të mëdha, por mund të thotë se SHBA e ka shumë seriozisht Reformën në Drejtësi.

Ajo gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet, por të gjykojnë bazuar në faktet.

 

STATUSI NGA AMBASADA AMERIKANE

“Ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cila është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes. Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte”. Ndiqni News 24 sonte mbrëma, ora 21:00, për intervistën ekskluzive të Ambasadores Yuri Kim me Sokol Ballën. Shihni Ambasadoren teksa zbulon stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan dhe flet mbi vitin e saj si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ç’duhet të presi Shqipëria nga administrata e re, mesazhin e saj mbi zgjedhjet që po vijnë, përpjekjet e SHBA kundër korrupsionit, përparimin në reformën në drejtësi dhe shumë të tjera. Sonte mbrëma, në News24, ora 21:00.

??️ | “So, you knoë, I don’t make big promises. All I can tell you is that the US is serious about justice reform, that ëe are serious about corruption, ëe’re serious about building a relationship with Albania that is strong on democracy, defense, and business. And, I leave it to you to judge based on facts hoë much progress has been made or not made. I said this before, I hope that people do not get distracted by propaganda and hyperbole. People should focus on facts”. Tune in on News 24 this evening, at 21:00 for Ambassador Yuri Kim’s exclusive intervieë ëith Sokol Balla. Ëatch Ambassador Kim unveil the biggest military exercise that ëill oçur in the Balkans and talk about her year as the U.S. Ambassador to Albania, ëhat Albania should expect ëith the neë administration, her message on the upcoming elections, U.S. anti-corruption efforts, the progress on justice reform, and much more. Tonight, on News 24, at 21:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb