Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përcjell një mesazh urimi të gjithë besimtarëve myslimanë për Natën e Kadrit.

Basha uron që Zoti t’i pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat besimtarëve, në këtë muaj të shenjtë rë Ramazanit.

“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë saktificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb