Sony prezantoi sot telefonat inteligjentë Xperia C4 dhe Xperia C4 Dual, të cilët quhen ndryshe “telefonat inteligjentë selfie”. Të dy telefonat kanë ekran 5.5 inç me rezolucion 1920×1080 IPS, procesorin MediaTek MTK6752 SoC me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 1.7GHz, kartën grafike Mali 760 MP2, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe rrjetin LTE.

Telefonat ofrojnë gjithashtu kamerë të pasme 13 megapikselë me blic LED dhe kamerë ballore 5 megapikselë me blic LED gjithashtu. Ata do të operojnë me sistemin Android 5.0 Lollipop dhe fuqizohen nga bateri me kapacitet 2,600mAh.

Ndryshimi midis këtyre dy telefonave është se Xperia C4 Dual ofron dy vende për karta SIM. Xperia C4 dhe C4 Dual do të ofrohen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të gjelbër. Ata do të hidhen në treg në muajin qershor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: