Duket se koha e saj e mollëve ende nuk ka mbaruar, sepse edhe në moshën 50 vjecare, që e feston sot, aktorja franceze Sophie Marceua, vazhdon të jetë magjepsëse me bukurinë e saj të dlirtë, të cila e bëri atë një ikonë të kinemasë.

Ishte viti 1980 kur “Koha e mollëve”, bënte për vete një gjeneratë të tërë adoleshentësh në të gjithë botën. Sophie Marceau ishte 14 vjeç dhe në pak javë u përfshi në Olimpin e yjeve.

E lindur në 17 nëntor 1966 në Paris, Daniele DSylvie Maupu ( ky është emri i saj i vërtetë) nga ai Olimp nuk iku kurrë më.
Tre vjet më pas pati një sukses të madh në filmin “Koha e mollëve” dhe u nderua me çmimin Cesar si “Aktorja më e mirë premtuese”, në krah të saj ishte Peirre Cosso.

Vazhdimi i karrierës së saj ishte një sukses i madh. Ajo interpretoi në kinema krah aktorëve si Gérard Depardieu (në 1985 me “Police”) Mel Gibson (në “Braveheart” nel 1995), Rupert Everett (“Ëndrra e një nate në mes të verës” në ’99) dhe më pas edhe Pierce Brosnan, gjithmonë në 1999 në “Agjenti 007 – Bota nuk mjafton”, për mos të folur për filmin “Përtej reve” me regji të Michelangelo Antonioni e Wim Wenders (1995).
Një karrierë në rritje të vazhdueshme , e mbushur me mirënjohje, që e bënë një yll botëror.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: