Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca vjen me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ diplomati i BE tha se në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida për shkak të koronavirusit.

“Në të gjithë botën demokracia po përballet me sfida, të përkeqësuara nga COVID-19. Besimi i qytetarëve në demokraci nuk duhet të merret si i mirëqenë. Qytetarët kërkojnë pjesëmarrje më të madhe në politikëbërje dhe transparencë. Ne duhet të dëgjojmë dhe duhet të ndërtojmë besimin”, tha Soreca.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb