Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Takimi është bërë i ditur nga vetë kryediplomati i BE, i cili shkruan në “Twitter” se është thelbësore që Gjykata e Lartë të jetë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur.

“Sot takova kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për t’u njohur me etapat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Është thelbësore që Gjykata e Lartë të jetë funksionale në kohen më të shkurtër të mundshme”, shkruan ambasadori Soreca.

Luigii
Luigii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb