TIRANË

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se BE do e mbështesë planin ekonomik që po përgatite nga qeveria, ndërsa foli për një tjetër plan ekonomik dhe investimesh në korrik. Në konferencën për media në Ditën e Europës bashkë me kryeministrin Edi Rama, Soreca tha se ky plan do të ndihmojë jo vetëm Shqipërinë për të dalë nga kriza.

“BE ka treguar një solidaritet të madh. Kemi qenë në terren për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme. Dëshirojmë ta mbështesim Shqipërinë për rimëkëmbjen e vendit. Natyrisht që COVID-19 do ketë ndikim ekonomik kështu që plani që po përgatitet nga qeveria do ketë mbështetjen tonë. Në muajin korrik do kemi një plan ekonomik dhe investimesh që po përgatitet ndërkohë jo vetëm për Shqipërinë por gjithë rajonin për të ndihmuari institucionet të dalin nga kjo krizë. E duhur ishte përgjigjja”, tha Soreca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb