Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomati i BE shkruan se është njohur me punën e thellë të KLGJ, në veçanti për ngritjen e Gjykatës së Lartë, anëtarët e së cilës ngecën në Vetting. Sipas Sorecës, me rëndësi është që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale dhe të bëjë një punë të shpejtë e me cilësi.

“Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”, shkruan Soreca.

Soreca
Soreca

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb