Tre ndeshje në krye të Partizanit, tre humbje. 1 gol i shënuar nga pika e bardhë, shtatë të pësuar, tre prej të cilëve nga Besëlidhja e Kategorisë së Parë. Rikthimi i Adolfo Sormanit në stolin e kuq është i denjë për një film horror, ndërsa italiani komenton me gjysmë zëri humbjen e rëndë në Lezhë.

3 humbje radhazi?
I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë.

E kishit parashikuar të vështirë ndeshjen?
Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare.

Çfarë nuk funksionoi?
Nuk funksionoi asgjë.

Besoni te përmbysja?
Atë që presim ndeshjen e kthimit është se duhet të luajmë si një skuadër. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb