Rivalët nuk i interesojnë, për derbin as që mendon, ndërsa në fokusin e tij është vetëm sfida me Bylis. Adolfo Sormani ishte I qartë në idetë e tij në prag të përballjes të së shtunës, duke kërkuar që edhe lojtarët e tij të ndjekin të njëjtën linjë. “I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin tim. Nëse unë nuk marrë pikët, është e kot të shohë të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar”, ka thënë Sormani, që largon edhe vëmendjen nga derbi, duke përcaktuar si një finale të vërtetë për të ardhmen sfidën e radhës.

4. Partizani Eshte Kthyer, Harron Kupen Dhe Sulmon Kreun
4. Partizani Eshte Kthyer, Harron Kupen Dhe Sulmon Kreun

“Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. E ardhmja është vetëm nesër. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqëndorhemi që të marrim rezultatin”, ka vijuar tekniku italian. Partizani vjen në këtë sfidë pas fitores së rëndësishme në transfertën e Laçit. Ky sukses nuk e fsheh aspak problemin e të kuqve me sulmin. Një detaj që Sormanit nuk i intereson.

5. Dy Ndeshje Per Kthesen, Partizani Luan Edhe Per Gjoben
5. Dy Ndeshje Per Kthesen, Partizani Luan Edhe Per Gjoben

“Më intereson të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupi, edhe kur mbrohemi të jetë aty”, është shprehur Sormani, që kundër Bylis duhet t’I bëjë llogaritë me dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Bitri I pezulluar dhe Boldor I dëmtuar nuk do të jetë të gatshëm për këtë sfidë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb