Multimilioneri George Soros, ka deklaruar së fundmi se pushtimi i Ukrainës mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore që mund të shënojë fundin e qytetarërimit.

Ai ka kritikuar ashpër presidentin Putin dhe Xi Jinping të Kinës, në Forumin Ekonomik Botëror në Dovas. Soros paralajmëroi se regjimet autokratike ishin në rritje dhe ekonomia globale po shkonte drejt rënies.

“Pushtimi mund të ketë qenë fillimi i luftës së tretë botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj. Pushtimi i Ukrainës nuk erdhi nga qielli. Bota ka qenë gjithnjë e më shumë e përfshirë në një luftë midis dy sistemeve të qeverisjes që janë diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin: shoqëria e hapur dhe shoqëria e mbyllur”, ka thënë Soros.

Burimi: The Guardian

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: