KINE

Miliarderi dhe politikani i njohur George Soros e ka cilësuar liderin kinez Xi Jinping si ‘kundërshtarin më të rrezikshëm të shoqërive të lira’.   Duke folur në forumin ekonomik të Davos në Zvicër, Soros sulmoi sistemin e  Kinës dhe përparimet teknologjike, duke thënë se inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinës, të vendosura “në duart e regjimeve shtypëse”, janë një “rrezik i vdekshëm me të cilat ballafaqohen shoqëritë e lira”.

“Kina nuk është regjimi i vetëm autoritar në botë, por padyshim që është më i pasur, më i fortë dhe më i zhvilluar në mësimin e makinës dhe inteligjencës artificiale”, tha Soros, i njohur për përdorimin e parave të tij për të organizuar dhe mbështetur lëvizjet kundër qeverive që ai e sheh shtypëse.

Nga ana tjetër, Pekini ia kaloi sulmin Soros. “Ne shpresojmë që amerikanët relevantë mund të korrigjojnë qëndrimin e tij, të mos jenë të shkurtër dhe të kenë një mendim objektiv, racional dhe korrekt të zhvillimit të Kinës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: