TIRANË

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji komentuan në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24, deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shpalljen ‘non grata’ të George Soros, me ardhjen në pushtet.

Për Fatos Lubonjën, Sorosi si fondacion në Shqipëri u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante, duke theksuar se ishte kjo një ndër arsyet pse e larguan atë nga ky fondacion.

“Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.”- u shpreh Lubonja.

Sakaq Artur Zheji theksoi se shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës.

“Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.”- vijoi Zheji.

Zheji: Nëse ndaj ambasadores mund të tolerohet, mendoj se Soros është gjysma e SHBA. Financuesi i demokratëve, qartazi mbështetës i Clinton. Nëse do ishte armik i shqiptarëve e Kosovës, do ndikonte te Clinton për bombardimet. Doktori duket qartazi që nuk ka këshilltarë të mirë, për të kuptuar që Sorosi nuk është i zi. Është një nga personazhet më shumë ngjyrëshe, ka shërbye për demokratizimin e ish Bashkimit Sovjetik. Në renditjen mes të mirave e të këqiave, ka shumë për të diskutuar. Nuk qëndron ajo që thotë Berisha  që ka konspiruar për ndarjen e Kosovës. Unë mendoj që është mbështetës i demokratëve amerikanë, mbështetës i dinastisë Clinton. Afrimiteti me Ramën është një gjë reale, është një parim në punën e tyre në rekrutimin e njerëzve nga pikëpamja intelektuale. Bashkë me Ramën kanë qenë shumë të tjerë, por s’do të thotë të jesh Sorosian se ke marrë një projekt prej tij .

Lubonja: Duhet marrë në analizë pjesë pas pjesë, për të hyrë në thelbin e gjësë, edhe unë kam qenë një nga Sorosianët, sic mund të thoshte Zheji. Ka një problem me Soros, përmendi ka qenë mik me Clinton etj. Unë e njoh mirë, teoria e tij është shoqëri e hapur dhe vjen pas komunizmit dhe ka në baze Karl Poper. Thelbi i Poper është që njeriu, e ardhmja thotë ai, përcaktohet nga ne, ne njerëzit nuk përcaktohemi nga asnjë determinizëm historik. Ai thotë, ne mund të bëjmë gabime dhe i korigjojmë. Cfarë ka ndodhur? Shoqëria e hapur është për të bërë këtë korrigjimin e gabimeve, është kundër pushtet. Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.

Zheji: Janë disa personazhe e qëndrime që shoqëritë mbajnë, që janë indikatorë për të treguar nëse është e hapur apo drejt mbylljes.  Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.

Lubonja: Unë pajtohem me tezën e Zhejit, se Berisha nuk ka këshilltarë të mirë. Duhet të ndajmë Sorosin si ideologji dhe konkretisht pragmatizmin politik ca ndodh në Shqipëri. Nëse do kishte një parti me idetë e saj, Edi Rama do ishte armiku numër 1. Soros është liberal, por duan ta shesin si komunist. Berisha e sulmon me demagogji. Soros është liberal. Ai është liberal se promovon të drejtat e individit, por kur vjen për problemin e kapitalizmit, është liberal, është qendër e majtë. Problemi i madh i Berishës me këtë tezën që janë konservator, po marrin një tezë që mendojnë se fitojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb