Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kujtuar sot ish-politikanin shqiptar nga Maqedonia e Veriut Arbën Xhaferin, i cili u nda nga jeta në vitin 2012.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shehu tregoi se ku e kishte njohur Xhaferin, ndërsa shtoi se nga ai çast u bënë miq.

MESAZHI I SHEHUT
Sot 10 vite pa Arber Xhaferin- nje mungese e pa zevendesueshme kjo!
E kam njohur per here te pare ne Tetoven plot debore, ne dimrin e ashper te 1994, nje dite perpara se te zgjidhej Kryetar i partise, ne ate Kongres te veshtire aty.
Qe nga ai cast u beme miq te mire se bashku.
Nje lider vizionar, me “fytyren” te kthyer nga Perendimi, qe punoi shume jo thjesht per PDSh, per shqiptaret aty, per vendin e tij, por shume me gjere.
Ai kontribuoi fort per stabilitetin e Rajonit tone, per rrugen europiane te tij.
I vendosur per te kundershtuar projektet, qe binin ndesh me interesat tona te medha, autoret e tyre.
Por gjithmone i hapur per dialog, gjithmone shume miqesor.
Do ta kujtojme vazhdimisht si nje vlere e vecante per te gjithe ne.
Duhet kujtuar edhe sepse mesazhet e tij jane gjithmone aktuale e orientuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb