Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett iu është bashkuar urimeve në 13-vjetorin e Pavarësisë.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se partneriteti i SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.

“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb