Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Greqinë e cila feston 200-vjetorin e ditës së pavarësisë.

Xhaçka i ka shprehur urimet më të sinqerta homologut të saj grek, Nikos Dendias, si dhe popullit e qeverisë të shtetit fqinj.

  • foto galeri

Kryediplomatja Xhaçka shprehu gatishmërinë e saj për një angazhim të mirëfilltë në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Me rastin e dyqind vjetorit të # Pavarësisë së Greqisë, urime të sinqerta për popullin dhe qeverinë e fqinjëve, shtetit grek, duke marrë një angazhim të mirëfilltë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të ndërsjellë”, shprehet Xhaçka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb