Sot bëhen 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe ka vrarë dhe më pas i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Mes viktimave kishte dhe foshnja gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar, djem e vajza të reja.

Ndonëse kanë kaluar dy dekada, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: