Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ish-deputetin Azem Hajdari, ku sot mbushen sot 23 vite nga vrasja e tij.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për veprën e Hajdarit, si udhëheqës i ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

MESAZHI I METËS
Nderime, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb