NGA ERJON SKËNDAJ*

TIRANË- Në përkujtim të 52-vjetorit fjalimit historik të Martin Luther King në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata e Ballkano Egjiptianëve të Shqipërisë ka organizuar një aktivitet të sajin përmes të cilit ka ngritur me forcë përjashtimin shoqëror që vijon të rëndojë mbi komunitetin egjiptian dhe jo vetëm.

Fjalimi i Martin Luther King, fjalët e tij epokale për të drejta të barabarta midis racave dhe ngjyrave në Amerikë tingëllojnë sa të vërteta dhe aktuale brenda shoqërisë shqiptare ku si komuniteti rom dhe ai egjiptian vijon ta shikojë veten jashtë saj, të përjashtuar dhe diskriminuar.

Në përkujtim të fjalimit që vuri gurin e themelit të bashkëjetesës mes popullsive të ndryshme në Amerikë Shoqata e Ballkano-Egjiptianëve të Shqipërisë kishte organizuar një aktivitet sociokulturor me prani të historianëve dhe studiuesve. Në aktivitet u sollën fakte historike mbi ngjarjet dhe zhvillimet e vrullshme që përjetoi Amerika e viteve ‘70, dhe përpjekjeve të popullsisë me ngjyrë për te drejta të barabarta me të bardhët të cilat sipas referuesve kanë të ngjashme me atë që përjeton sot komunitetet me ngjyrë në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb