Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, në emisionin ‘Open’ në News24 u shpreh se për herë të parë në Shqipëri po punohet për një raport për antikorrupsion.

“Korrupsionin, si problem ne duhet ta kurojmë. Për herë të parë në Shqipëri punohet për një raport për antikorrupsionin. Digjitalizimi i shërbimeve , referuar raporteve ka bërë progres. Shërbimet janë digjitalizuar, 95 % e shërbimeve janë digjitale. Këto krijojnë mundësi që të kuptosh se kontakti fizik me administratën është eliminuar…Ky ishte një forum ku të gjithë administratorët të kuptonin se çfarë po bëhet. Po ashtu edhe biznesi kërkon transparencë…”, tha Ekonomi.

Pjesë nga biseda në studio:

Rakipllari:  Konferenca antikorrupsion që mblidhe në Pallatin e Kongreseve me punonjës administrate dhe flasin me njëri-tjetrin. Por qeveria është super e akuzuar për korrupsion, dhe pasi ne biem shumë poshtë. Raporti i 10 viteve thotë korrupsion endemik në të gjitha fushat. Të bësh show dhe të mbushet Pallatin e Kongreseve me punonjës të administratave kjo është pa sens.

Hyseni: Korrupsioni nuk është i lidhur vetëm me qeveri, ke në pushtetin vendor , nuk është qeveria.

Rakipllari: Një ngjyrë është e gjitha…Është niveli më i lartë i propagandës por jo i efektshmërisë.

Ekonomi: Drejtoria e Transportit Rrugor ka një përmirësim…Fenomeni është i shtrirë jo vetëm në qeveria , por edhe në shoqëri. Rastet merren çohen në prokurori , gjykatë dhe SPAK. Tani po ndodh një ndryshim i madh, po lidhen databazet…Asnjë punonjës civil nuk do të guxojë të veprime të jashtëligjshme. Kemi ardhur tek një erë e re.

Hyseni: Edhe ryshfeti i vogël është korrupsion…bashkëpunimi me partnerët ka vlerën e vet., Edhe reforma e shërbimeve është reformë e rëndësishme gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: