Sot në mesnatë mbyllet afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka thekson se për çdo student që do të vijojë shkencat ushtarake në AFA, do të ketë një pagesë mujore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete.
Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi. ✅
Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara:
?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit
?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi
?Tarifë studimi 0 lekë në vit
?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve
#ZgjidhFAPërArsimiminTënd??”, shkruan Xhaçka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: