Sot është afati  i fundit i Reformës Zgjedhore dhe pritet që Këshilli Politik t’i dorëzojë Kuvendit marrëveshjen e dakordësuar, për t’u shqyrtuar dhe miratuar në seancë plenare.

Ambasadori britanik, Duncan Norman gjatë një vizite në Fier ka deklaruar se Reforma Zgjedhore është hap me rëndësi për hyrjen në BE dhe shpreson që parlamenti ta miratojë.

Po ashtu ai ka kujtuar se SHBA, Britania dhe BE kanë qenë mbështetës të mëdhenj të Reformës Zgjedhore.

”Ne kemi mbështetur Shqipërinë në përparimin e Reformave ndaj besojmë se edhe vëmendja e përkushtimi nga politika shqiptare do të çojë në zgjidhjen e kësaj çeshtje.

Arritja e marrvëshjes në Reformën në Drejtësi është një hap i rëndesishëm gjithashtu edhe për zgjedhje të lira dhe më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tani Këshilli Politik ka në dorë një marrvëshje për Reformën që kërkon në të ardhmen edhe përmirësime por sot për sot kjo marrvëshje duhet të kalojë në Kuvend për miratim.

Duke qenë se kjo varet në sovranitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe klasës politike në vend në nuk mund të themi se cila është forma e duhur që ju mund të zgjidhni.”- tha Norman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb