Gjatë ditës së djeshme sërish ka pasur interesim të madh për biletat e derbit. Deri në orën 19:00 në dy biletaritë e kryeqytetit kanë shitur aktualisht mbi 12 mijë bileta.

Në çdo moment gjatë ditës ka pasur radhë në pikat e shitjes. Biletat po shiten me ritme të larta për këtë sfidë, ndërsa pritet që stadiumi të jetë i mbushur.

Vetëm në ditën e parë të shitjeve të biletave për sfidën e së shtunës tifozët kanë blerë mbi 3000 copë. Në fakt, Tirana jo vetëm që është në vendin e parë, por nga ana tjetër ka fituar dy derbet e fundit me Partizanin.

Biletat
Biletat

Tifozët kërkojnë edhe fitoren e tretë në derbi, si dhe titullin kampion, ndërsa te të kuqtë kthimin te fitorja. Pak minuta përpara startimit të ndeshjes në orën 19:30 do të zbresin në fushë 3 nga këngëtarët më të kërkuar të momentit në showbizin shqiptar.

Në një performancë fantastike të rezervuar për futbolldashësit, ju presim të përjetojmë së bashku këtë atmosferë duke mbushur shkallët e stadiumit.

Do të këndojnë Stresi, Finem dhe Solo. Në dy sfidat e famshme të sezonit 2019-2020 dy klubet afruan gati 20 mijë tifozë si dhe arkëtuan më shumë se 2000 milionë lekë secila.

Gjithsesi, tani pa kufizime pandemie në orar pritet që të ketë shumë tifozë. Për më tepër që tifozët zakonisht i blejnë biletat në dy ditët e fundit.

160 milionë lekë ka arkëtuar Tirana nga derbi i parë i këtij sezoni. Klubi ka shitur rreth 13 mijë bileta, ndërsa shuma e arkëtuar shkon rreth 160 milionë lekë. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb