TIRANE – Nuk ka vend më për dilema, derbi do të luhet në “Selman Stërmasi”, por nën masa të rrepta sigurie. Tirana-Partizani do të jetë totalisht e blinduar. Ka qenë vetë Policia e Shtetit që ka përcaktuar një plan, për të krijuar distancë mes tifozëve.

Gjatë inspektimit që i kanë bërë dje stadiumit, ata i kanë vendosur kushte si FSHF-së, ashtu edhe klubit organizator që ata e marrin përsipër këtë takim vetëm nëse do të vendoseshin skela hekuri për të krijuar distancë mes tifozëve. Pra, forcat e rendit nuk mjaftohen vetëm me kordonin e sigurisë, por do të shtojnë edhe kangjella, që grupimet e të dyja kampeve të mos kenë kurrfarë kontakti apo mundësie që të zbresin në fushë.

Reduktohen biletat Të humbur nga e gjithë kjo histori kanë rezultuar tifozët e Partizanit. Policia nuk ka marrë përsipër që të menaxhojë sektorin tjetër ku ishte parashikuar që të akomodoheshin sportdashësit e kuq. Kjo e ka detyruar klubin bardheblu që t’u heqë 1000 bileta miqve dhe në dispozicion janë vënë vetëm 2000 të tilla.(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb