Teksa sot dhe nesër është hapur fushata për vaksinimin masiv, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë vaksinën AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur vetë socialisti përmes një postimi në ‘Facebook’.

Deputeti balla iu bën thirrje qytetarëve mbi 18 vjecc që të paraqiten në pikat e vaksinimit për të bërë vaksinën.

MESAZHI I BALLES
Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19.
? Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00?
https://shendetesia.gov.al/qendrat-e-vaksinimit-te-hapur/
#MbroShëndetin?
#ShqipëriaBuzëqesh?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: