Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu bashkua reagimeve me rastin e kësaj dite të shënuar, duke publikuar një video me thëniet e çmuara të Nënë Terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: