Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë, vjen një mesazh urimi dhe nga ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Teksa i ka kushtuar fjalë të ndera shkrimitarit, Spiropali e cilëson Kadarenë si maratonomakun që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen.

MESAZHI I SPIROPALIT
Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.
Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të Letërsisë botërore, Ebu Qerimit.
Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, më i thellë dhe më dramatik se Hamleti i Pallateve.
Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.
Janë vetëm tre nga Yjet në Konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.
Prometeut që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë; i uroj Ditëlindjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb