Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është bashkuar urimeve për datëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Hoti thotë se Kosova është e bekuar që ka pasur një prijës të tillë, i cili duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj, simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Ibrahim Rugova, intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor, njohës dhe afirmues i mrekullueshëm i trashëgimisë sonë letrare, kulturore e shpirtërore, vizionin e tij estetik për refuzimin e së keqes dhe shëmtisë e barti edhe në rrafshin politik, për t’i dhënë Kosovës dhe botës një model unik të udhëheqësit të urtë dhe konsistent, të prijësit fisnik dhe të moderuar”, ka shkruar Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb