Sot Sokol Olldashi do të ishte 43 vjeç. E pikërisht në përvjetorin e tij PD ka organizuar edhe protestën e saj për rrëzimin e qeverisë Rama. Por për të kujtuar deputetin demokrat, kolegët më të afërt të tij, ata që njiheshin për miqësinë me Sokolin e kanë kujtuar me një buqetë me lule të bardha. Në ulësen e sallës së parlamentit, kur rrinte gjithmonë Olldashi, një grup deputetësh të PD-së kanë vendosur lulet.

Sokol Olldashi humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Kërrabë. Makina e tij humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, çka solli vdekjen e menjëhershme të deputetit demokrat dhe një nga zëra më të fortë të Partisë Demokratike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: