Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot se opozita do të publikonte fakte për të diskutuar me mazhorancën në lidhje me akuzat për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në aferën e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal që u arrestua në SHBA dhe akuzohet edhe për marrje të parave nga një shtetas shqiptaro-amerikan si dhe fshehje të takimeve me kryeministrin e Shqipërisë.

Lidhur me situatën kaotike të krijuar këtë të enjte në Kuvend, Salianji tha se ajo u bë për shkak se mazhoranca kërkon të shmangë vëmendjen nga akuzat ndaj Ramës.

Ervin Salianji: Sot mazhoranca ishte më e pacipë e paturpë. Mazhoranca nuk tentoi se nuk gjeti dot mënyrë për të shfrytëzuar përçarjen e opozitës se u bllokua seanca e nuk u lejua të bënin nga këto lojërat me opozitën.

Sot ata shkelën çdo normë të parlamentarizmit pa u skuqur fare për të shmangur debatin publik, fakte dhe fakte të tjera që do kemi kohë ti publikojmë, ne sot do i publikonim në Kuvend për të bërë debat me PS.

Sot mazhoranca iu fsheh si djalli temjanit dhe ikën me vrap. Të jepnin përgjigje si qeveria është përfshirë në afera korruptive që dëmtojnë interesat e Shqipërisë në raport me SHBA.

I pyetur në lidhje me thirrjen e Shkëlzen Berishës në SPAK, Salianji tha në një intervistë për Panorama TV:
“Institucionet e drejtësisë po përdoren nga kryeministri dhe PS, tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga afera më e rëndë ndonjëherë e përfshirjes së kryeministrit për të korruptuar një zyrtar të lartë të FBI përmes personave të tretë.

Hetimet për Gërdecin ka pasur kohë ti bëjë prokuroria. Nuk mbeti sot, sot duhet të thërriste e tregonte pavarësi për të thërritur oligarkun rus, ortakët, kryeministrin e vendit apo këta dy persona që kanë dhënë para. Cili është burimi i parave pse shfaqen me kryeministrin herë pas herë, cila është lidhja? Sot kanë dalë foto nga takime në dreka e darka, aktakuza e SHBA që ka qenë me dhjetëra herë në takime, pra po ashtu akuza politike”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: