Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi, njëherësh ish-kryeredaktor i RD-së, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Emri i ish-presidentit ishte sot pjesë e listës së kandidatëve për t’u votuar si anëtar i Kryesisë së PD-së. Kasmi thekson se ai sot votoi për Nishanin si anëtar.

“Sot e votova per te qene pjese e Kryesise, me shpresen se do te rikthehej prap mes nesh, por Zoti paska pasur te tjera plane per Bujarin Nishanin,nje burre shtetas dinjitoz, i thjeshte dhe demokrat me zemer te madhe.”, shkruan ai.

Kasmi
Kasmi

Prej disa ditësh Nishani ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: