RRËSHEN

Fatmir Kolecaj është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen, në Mirditë. Kolecaj 46 vjeç është ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopatit, 36-vjeçares që u vra bashkë me vëllain e saj Vledisonin në oborrin e banesës së tyre.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se Kolecaj ka qenë më parë i burgosur për dhunë në familje. Në një lajm të publikuar nga “BalkanWeb” më 13 korrik 2017, thuhet se Fatmir Kolecaj, banues në Zejmen është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas në sy të fëmijëve të tij. Kolecaj, përveç dhunës, e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me një armë zjarri, pushkë model 56 me 11 fishekë brenda të cilat u sekuestruan nga policia.

Lajmi Ne Bw
Lajmi Ne Bw

Por edhe pas burgut me sa duket Kolecaj ka vazhduar të jetë i dhunshëm. Bashkëshorti i Esmeraldës kishte tentuar të merrte fëmijët që jetonin me nënën e tyre pas divorcit por nuk kishte mundur. 36-vjeçarja ishte kthyer tek prindërit ku jetonte bashkë me fëmijët.

Edhe sonte ai dyshohet se ka shkuar i armatosur në banesën e familjes Filopati dhe pas konflikteve verbale me ta ka qëlluar me armë duke vrarë vëlla e motër. Policia e Rrëshenit ka thirrur në ndihmë edhe forcat RENEA nga Shkodra për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb