TIRANE

Sot do të zhvillohet spektakli i radhës i formatit “Big Brother VIP”.

Si çdo të martë dhe të premte në lidhje direkte me banorët do të zhvillohen ngjarje mjaft interesante ashtu siç ka ndodhur tani e më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

Por Vëllai i Madh për spektaklin e nesërm ka marrë një vendim të papritur që do të ndodhë për herë të parë.

Përmes faqes zyrtare të Big Brother Vip në Instagram është dhënë lajmi se për herë të parë brenda shtëpisë do të eliminohen dy banorë brenda një nate.

Në anën e kujt do të jetë fati kjo mbetet për t’u parë se kush do qëndrojë e kush do të largohet.

Ndryshe, nga nominimi me zinxhir i të premtes së kaluar në nominim se kush do qëndrojë brenda shtëpisë janë: Tani, Xheisara dhe Egzona.
Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar.

Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: