Sot është dita e Apple. Kompania e Cupertino, si çdo vit në shtator, lançon një iPhone të ri. Këtë vit, sipas zërave do të jenë tre, të gjitha me një design të ngjashëm me iPhone X, ai i lëshuar vitin e kaluar, që kishte si risi njohjen e fytyrës së përdoruesit.

Sot pritet të dalin iPhone XS, (me 5,8 inc ekrani) XS MAX (me ekran nga 6.5 Inc) dhe XC i madh (me ekran Lcd dhe jo Oled) dhe me çmim më të ulët.

Një tjetër produkt që pritet të lançohet është gjenerata e katërt e Apple Watch: që do të ketë një kornizë të reduktuar dhe kjo do të japë mundësi, të jetë njësoj me dimensionin e orës (38 dhe 42 mm) dhe të ketë një ekran më të madh se 15%.

Priten të dalin sot edhe versionet e reja të auricolari pa fije Air Pods dhe Aid Power, duke pasur mundësi të ushqehen pa kavo iPhone.

E vështirë të thuhet nëse do të ketë ‘one more thing’, një shprehje e përdorur nga Steve Jobs, që do të thotë një surprizë, një prodhim jashtë asaj që është zbuluar deri tani.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: