Ka votuar para pak minutash edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai në vendvotim është parë me gruan e tij, teksa ka votuar në Fakultetin Teknik.

Në një koment të shkurtër Kurti e cilësoi një ditë të bardhë dhe ftoi qytetarët të dalin për të votuar.

“Sot është ditë e bardhë e ndritshme ashtu siç do të jetë dhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, kanë nevojë për legjitimitet. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë””, tha Kurti.


I pyetur nga gazetarja e News24 Marsela Karapanço nëse e ka bindjen se Vetëvendosje do të sigurojë votat e mjaftueshme për qeverinë, Kurti tha se është dita për të folur qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: