TIRANE- E vërtetë apo jo, por dimri është i gjatë, festat kanë mbaruar dhe pushimet janë goxha larg. Nga ana tjetër as i ftohti nuk të ndihmon. Ja pra që është e hëna blu apo “Blue Monday” siç njihet botërisht.

E hëna blu, apo e trishtuar bie gjithnjë të hënën e tretë të muajit janar.

Ideja për ta etiketuar kështu të hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff. Ata marrin në konsideratë disa variable të ndryshme si, moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar.

Arnall është i njëjti autor që përcakton edhe ditën më të gëzuar të vitit, mes 21 dhe 24 qershorit
Në Britani kjo ditë ndjehet aq shumë sa regjistron edhe numrin më të madh të mungesave në punë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: