Sot Xhesika Berberi është një nga modelet më në zë, me një karrierë të suksesshme, me famë edhe jashtë Shqipërisë dhe imazh i shumë markave e firmave të njohura. Mirëpo shkollën Xhesika e ka mbaruar për një fushë krejt tjetër.

E ftuar dje në “Xing me Ermalin”, Xhesika tregoi se ka studiuar për inxhinieri gjeo-informatike, profesion të cilin nuk e ka praktikuar akoma.

E pyetur nëse ka pasur nota të mira, Xhesika u përgjigj: “Të them të drejtën në universitet mirë kam dalë, nuk kam qenë ndonjë nxënëse absolute”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: