Pa ditur të japë një përgjigje konkrete, përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror që thuhet se do të marrë paligjshmërisht dy godina në pronësi të ‘Hysenbelliu Gruop’ ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjeve të medias.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social, Anila Shenjtolli tha se po bënte vetëm detyrën e saj, ndërsa shtoi se godinat do të jenë në administrim të institucionit që ajo përfaqëson.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social: Jam këtu për të bërë punën time. Ju duhet të më lejoni të bëj punën time. Jam drejtuesja e institucionit, të qendrës së Zhvillimit që i është dhënë kjo godinë. Ai pezullim ka rënë poshtë. Ju vazhdoni me gjykatën, ne do bëjmë punën tonë. S’kam koment! Njoftimi zyrtar është bërë! S’kam koment. Kam ardhur të bëjë punën time. Do marrim në administrim godinat. Nuk quhet dhunë.

Gazetarja Erjola Jata: Në një ditë pushimi keni ardhur në një biznes privat për godinën nr1 dhe nr.3. Me çfarë vendimi keni ardhur këtu?

Përfaqësuesja e Shërbimit Social:
Puna ime është që të marr në dorëzim këtë godinë! Mos u merakosni për ditën tonë të pushimit, se do ta marrim një ditë tjetër. S’dua t’i përgjigjem asnjë pyetje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: