Rakip Roli, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë.

Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Ndërsa sot, Rolit, i njohur si biznesmen, iu bë atentat në dalje të qytetit të Laçi, në vendin e quajtur Sanxhak.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me atë të ndodhur 10 vite më parë, por ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë dinamikën e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb