Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër kancerit, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i bashkohet fushatës së ndërgjegjësimit “Unë jam dhe do të jem”.

Ajo u shpreh se është sot në krah të gjithë atyre që po luftojnë me kancerin, ndërsa bëri thirrje për ekzaminime periodike.

STATUSI I PLOTE

Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër kancerit, dua t’i bashkohem fushatës së ndërgjegjësimit “Unë jam dhe do të jem”!

Sot jam pranë cdo familje që po kalon momente të vështira në luftën kundër kancerit dhe jam pranë cdo mjeku, që përpiqet me të gjitha forcat për t’i ardhur në ndihmë cdo pacienti, që sot lufton për jetën!

Në këtë luftë ne jemi të gjithë bashkë, ndaj i bëj thirrje cdo qytetari për ekzaminime periodike sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë jetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: