Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka vizituar ditën e sotme Kievin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë publike detaje në lidhej me takimin me liderët ukrainas, mes të cilëve ishte edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy.

Në fjalën e mbajtur në takim, Xhaferri ka treguar se gjendet pa fjalë ndaj asaj që arriti të shihte në qytetin e Buchas dhe Irpinit.

Ai ka shprehur ngushëllimet për të gjitha ata që kanë humbur të afërmit në betejë kundër rusëve dhe është shprehur i indinjuar ndaj botës që nuk ka fuqi mjaftueshëm të ndalojë një sulm e një pushtim të cilin e konsideroi të pamend.

Fjalimi i plotë:

Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të dashurit.

Sot jam Ukrainas.

Kërkoj ndjesë për çrregullimin e kornizës protokollare i nderuar President i Ukrainës, z. Zelenski dhe koleg i nderuar Stefançuk, por, jam pa fjalë dhe për atë që dua ta them, më mjafton edhe një minutë. Edhe krahas asaj që jam ushtar, edhe krahas kujtimeve të freskëta nga luftërat në Ballkan. Jam pa fjalë dhe i tërbuar. I tërbuar ndaj njerëzimit që lejoi të jemi dëshmitarë memec të një lufte për të cilën besonim se është pjesë e historisë. Jam i trishtuar nga numri i varrezave lehet e të cilave nuk arrin dot ti shohë syri i njeriut, a pashë vetëm një pjesë në Buchas dhe në Irpin. Jam i tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm ti thotë stop këtij pushtimi të pamend. Për nder të jetëve të humbura obligohemi t’ju ndihmojmë dhe të dëgjojmë me kujdes se si sërish do e ndërtoni të rrënuarën.

Sinqerisht kam respekt për kohën e ndarë nga mikpritësit për t’ju drejtuar, kështu që, më lejoni të theksoj si vijon:

Personalisht do të zotohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës. Fakti që jam në Ukrainë, u jep peshë akoma më të madhe aktiviteteve të mia si kryetar i dhomës ligjvënëse që është selia e demokracisë dhe institucioni ku merren vendimet kryesore shtetërore.

Të nderuar,

Miratimi i “Deklaratës për dënimin e atakëve ushtarakë që e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës,” më 3 mars në Kuvendin tonë; si edhe bashkë-mbështetja e rezolutave dhe nismave që kërkojnë që Rusia të pushojë menjëherë me përdorimin e forcës në Ukrainë dhe të tërheqë ushtrinë e vet e konfirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të fuqishëm, të padyshimtë dhe të vendosur me popullin ukrainas. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështeti edhe Vendimin për suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës. Në plotësim, u bashkëngjitëm ndaj të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse, edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së. Ky akt agresioni edhe një herë vërtetoi se sa i rëndësishëm është zgjerimi i Bashkimit Evropian për sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin demokratik të Evropës.

Mirënjohje ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë të cilët në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne.

Edhe pse kam vështirësi t’ju shoh në sy, do ju uroj të jeni të fuqishëm dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas!

Ju faleminderit për vëmendjen!

 

278907817 548085133356126 7962176972013560096 N

279364637 548085140022792 3458465792560426230 N
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb