Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka falënderuar sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainë pas sulmeve ruse në vend.

Zelensky i është drejtuar me një tjetër mesazh qytetarëve të vendit, ndërsa është shprehur se ata janë kthyer në ushtarakë që luftojnë për vendin e tyre.

“Sot jemi të gjithë ushtarakë, disa i shërbejnë vendit në ushtri dhe disa  tjerë kanë marrë armët të detyruar nga agresioni rus. Të tjerë po shërbejnë si mjekë, të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës duke qëndruar sëbashku përballë të keqes”, tha ai.

Ndër të tjera presidenti ukrainas i bëri thirrje qytetarëve të Europë të dalin në sheshe dhe të mbështesin Ukrainën.

“Përkrahni luftën tonë sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Europa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem atëherë edhe ju do të bini”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb